|
Kemi përgatitur gjithashtu një listë të dobishme shprehjesh për raste emergjente. Do të mësoni shprehjet e rëndësishme për t'u përballur me emergjencat. | |
|
Hapi i parë është gjithmonë më i vështiri: t'u drejtoheni njerëzve. Prandaj së pari gjërat më të rëndësishme: Do të mësoni si thuhet „Përshëndetje“ në ukrainisht. Ju tregojmë si thuhet „Mirupafshim“ në ukrainisht. | |
|
Kam dhimbje barku. Kam dhimbje koke. A ju duhet ndihmë mjekësore në Ukrainë? Kursi për udhëtim ju mëson si të komunikoni me mjekun ose me farmacistin. | |
|
1, 2, 3, 10, 100, ... „Duhet të mësoj shpejt të numëroj në ukrainisht.“ Numrat janë gjithmonë të rëndësishëm kur mësoni një gjuhë të re. Kjo do t'ju ndihmojë të paguani në restorante. | |
|
„Si mund të rezervoj një akomodim në ukrainisht?“ Do të dëshironim një dhomë dyshe. Dhe gjithashtu një krevat fëmijësh. Dhe, nëse është e mundur, me mëngjes për të nesërmen. Do të mësoni edhe për këto tema. | |
|
A doni të drejtoni makinën në Ukrainë? Që t'ju ndihmojmë kur t'ju duhet të shkoni në pikën e karburantit, kemi përgatitur një përmbledhje me fjalët më të rëndësishme që lidhen me makinën dhe trafikun. | |
|
Si thuhet në ukrainisht: „Menynë, ju lutem?“ Si thuhet „Gëzuar!“ në ukrainisht? Sigurisht që do të dëshironi të hani jashtë, për të provuar specialitetet vendase në Ukrainë. Që porositja në restorante t'ju vijë më lehtë, kemi hartuar një mësim që i kushtohet vetëm „ushqimit“. | |
|
Si shkoj te stacioni i trenit? Më falni, ku është posta më e afërt? Në kursin për udhëtim mësoni si të pyesni për rrugën drejt të gjitha destinacioneve më të rëndësishme. | |
|
Si thuhet „Si quheni?“ në ukrainisht? Si pyetet në ukrainisht „Nga vini?“ Kjo do t'i interesojë me siguri miqtë tuaj të rinj në Ukrainë! | |
|
A dini t'i lexoni këto tabela në ukrainisht? Ku është dalja e emergjencës? Pas cilës derë është tualeti i femrave? Ku është i ndaluar parkimi? Kemi përgatitur një listë me tabelat më të rëndësishme që duhet të dini t'i lexoni. | |
|
Si thuhen „Po“ dhe „Jo“ në ukrainisht? Si thuhen „ju lutem“ dhe „faleminderit“ në ukrainisht? Këto duhet të jetë në gjendje t'i thotë kushdo në çdo gjuhë. | |
| Dhe shumë më tepër! |






