Ne zhvillojmë produkte unike dhe të suksesshme: Me programet tona për mësimin e gjuhëve kemi gjetur nishin tonë shumë fitimprurës. Për të promovuar produktet tona po kërkojmë pikërisht ju – një partner shitjeje të frymëzuar dhe një dashamirës të pasionuar të gjuhëve!
Regjistrohuni falas dhe pa asnjë detyrim në programin tonë online të partnerëve të shitjes. Që të filloni sa më lehtë, ju tregojmë shumë mënyra të ndryshme për të siguruar të ardhura me ne:
Të ardhurat tuaja varen nga përvoja juaj, nga koha që jeni të gatshëm të investoni dhe nga strategjia juaj e marketingut. Me rekomandime në faqen tuaj të internetit mund të krijoni të ardhura pasive. Gjithçka që ju nevojitet për këtë është përgatitur tashmë: ne ju vëmë në dispozicion banera dhe tekste reklamuese. Me këtë strategji mund të fitoni në muaj një shumë dyshifrore deri në treshifrore. Për më tepër, mund të filloni t'i shisni kurset e gjuhëve nëpërmjet eBay-t dhe Amazon-it dhe ta promovoni faqen tuaj të internetit duke e përmirësuar atë për motorët e kërkimit (SEO). Nëse e ndiqni këtë strategji, mund të mbështeteni gjithashtu te ne: Ne ju vëmë në dispozicion shumë tekste, fotografi dhe modele reklamuese. Partnerët ambiciozë të shitjes mund të krijojnë me këtë strategji të ardhura mujore ndërmjet 2000 dhe 4000 eurosh. Normalisht, komisioni juaj rritet së bashku me përvojën tuaj. Shumica e partnerëve tanë të shitjes (pa përvojë të mëparshme dhe me një strategji të ardhurash pasive) fillojnë duke fituar disa qindra euro në muaj. Partnerët e shitjes me më shumë përvojë (që punojnë me ne prej një viti e më shumë) kanë të ardhura dukshëm më të larta.
Ne ofrojmë produkte unike dhe cilësore me një çmim shumë të favorshëm – ky kombinim i tërheq dhe i kënaq klientët tanë. Deri më sot kemi shitur mbi 540.000 kurse gjuhësh. Një pjesë e madhe e këtij suksesi është arritur falë partnerëve tanë të shitjes.
Programin tonë të partnerëve të shitjes e drejtojmë në 17 gjuhë pune të ndryshme. Ju ofrojmë mbështetje në këto 17 gjuhë – në varësi të gjuhës suaj amtare. Të gjitha informacionet e brendshme përditësohen dhe zgjerohen vazhdimisht dhe ju dërgohen në anglisht.
Regjistrimi në programin tonë të partnerëve të shitjes është falas dhe pa asnjë detyrim. Mund të çregjistroheni në çdo kohë.